Ramabaja për protestën e 16 shtatorit: UÇK-ja nuk mund të përdoret për ta zhbërë Republikën

Analisti Sadri Ramabaja ka reaguar për protestën e paralajmëruar më 16 shtator, duke shprehur qëndrimin se, nën pretendimin për mbrojtjen e UÇK-së, po synohet goditja e Republikës së Kosovës.

Të lidhura

None found

Sipas tij, organizatorët po e përdorin UÇK-në për qëllime politike, ndërsa çdo përpjekje që mund të çojë në destabilizimin e shtetit duhet të pengohet përmes rrugëve institucionale, politike dhe demokratike.

Ramabaja ka theksuar se Kosova nuk do të kthehet pas dhe se Republika do të vazhdojë të qëndrojë.

Ky është shkrimi i plotë i Ramabajës:

RA KY MORT E U PAMË!

Shprehja “Ra ky mort e u pamë” përdoret në urtësinë popullore për të përshkruar një sprovë që nxjerr në pah fytyrat, synimet dhe projektet e vërteta të një shoqërie, bashkë me dhimbjen e saj të thellë dhe moralin e dyfishtë që mund të fshihet pas një ngjarjeje të tillë.

Më 16 shtator, haxhiqamilët modernë synojnë të rikthehen në skenë. Ata deklarojnë se po e mbrojnë UÇK-në, por, sipas Ramabajës, qëllimi real është goditja e Republikës, pikërisht e asaj vepre politike dhe historike që u bë e mundur nga lufta e UÇK-së së vegjëlisë dhe sakrifica e popullit shqiptar.

Paradoksi është i plotë: emblema e UÇK-së po përdoret si mburojë për të rrënuar Republikën që doli nga lufta e saj.

Jo. Kjo nuk përbën mbrojtje të UÇK-së. Bëhet fjalë për instrumentalizimin e saj.

UÇK-ja nuk luftoi që Kosova të mbetej pa shtet, pa institucione dhe pa një orientim euroatlantik. Ajo luftoi për lirinë, dinjitetin dhe të drejtën e shqiptarëve të Kosovës për të ndërtuar shtetin e tyre.

Republika është vepra politike e asaj lufte.

Megjithatë, Republika nuk përfaqëson përfundimin e historisë shqiptare. Ajo është një etapë e ndërmjetme drejt Bashkimit, si dhe një themel i fuqishëm për ndërtimin e së ardhmes kombëtare në Evropën e bashkuar.

Prandaj, kushdo që përpiqet sot ta zhbëjë Republikën duke u mbështetur te simbolet e UÇK-së duhet ta kuptojë se UÇK-ja nuk mund të përdoret kundër Republikës së krijuar nga lufta e saj.

Kjo sjellje-mënxyrë e paralajmruar duhet të ndalet me vendosmëri përmes mekanizmave institucionalë, politikë dhe demokratikë. Shteti nuk mund të lejojë që simbolet e luftës për liri të kthehen në mjete për destabilizimin dhe zhbërjen e rendit kushtetues.

Riciklimi i pranverës së 2004-ës në vjeshtën e 2026-ës përbën një akt anti UÇK-së dhe kundër vetë Lirisë.

Republika nuk i përket asnjë partie, grupi apo individi.

Ajo është fitorja më sublime e një populli.

As haxhiqamilët modernë, pavarësisht zhurmës së tyre, dhe as Serbia, me projektet e saj këmbëngulëse revizioniste, nuk kanë fuqi ta kthejnë historinë pas.

16 shtatori mund të shërbejë si një provë, por edhe si një çast kthjellimi.

Ra ky mort — e u pamë.

U dalluan ata që e duan Republikën.

Po bëhen të dukshëm edhe ata që duan ta zhbëjnë atë.

U bë gjithashtu e qartë se kush e sheh UÇK-në si simbol të kujtesës së lirisë dhe kush synon ta përdorë atë si maskë për një projekt tjetër.

Republika do të qëndrojë.

Vepra e UÇK-së do të mbetet.

Historia nuk mund të zhbëhet përmes skenarëve të ricikluar.

Kosova nuk kthehet prapa.


Shtuar 15.09.2026 13:16

sultanbeyli escortparla iptvcasibomcasibomjojobetjojobetpusulabetpusulabetjojobetjojobetholiganbetjojobetholiganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofaststarzbetjojobetholiganbetJojobetMarsbahisholiganbetjojobetjojobetjojobetbahsegelizmir escortjojobetMarsbahisBahsegelCasino welcome bonusjojobetcasibomcasibom