BDI-ja vlerëson se deklaratat e ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, kanë cenuar rëndë të vërtetën historike dhe çështjen shqiptare.
Të lidhura
None found
Sipas kësaj partie, vendosja në të njëjtin nivel e viktimave të regjimit të Millosheviqit me agresorët prek sakrificën e një populli të tërë dhe luftën e tij për liri.
BDI-ja thekson se komunikatat e VLEN-it nuk mund ta fshehin këtë qëndrim, pasi formulimet e bëra më vonë nuk e ndryshojnë një mendësi politike të shfaqur qartë nga deklaratat e përfaqësuesve të saj.
“Kjo është ideologjia e VLEN-it dhe sot u artikulua publikisht nga ministri i tyre i Drejtësisë. Dëmi ndaj kauzës shqiptare është i paprecedentë dhe kërkon përgjegjësi të qartë politike”, deklarojnë nga BDI.
