Tubimi i 14 shtatorit në Tiranë/ Policia arreston 12 persona dhe procedon 15 të tjerë

Pas tubimit të zhvilluar më 14 shtator në Tiranë, Policia ka arrestuar në flagrancë 12 persona, ndërsa 15 të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Sipas njoftimit zyrtar, grumbullimi nisi rreth orës 07:30 në sheshin “Skënderbej”, pa lejen përkatëse. Më pas, pjesëmarrësit marshuan në drejtim të Rrugës së Durrësit dhe u ndalën pranë një gjimnazi, ku, sipas Policisë, u bënë thirrje nxënësve të bojkotonin mësimin dhe t’i bashkoheshin tubimit.

Të lidhura

None found

Uniformat blu deklarojnë se gjatë protestës u prek perimetri i sigurisë së shkollës. Po ashtu, disa protestues nuk zbatuan urdhrat për t’u larguar dhe për të liruar trotuarin, në mënyrë që qytetarët të vijonin kalimin.

Policia bën me dije se gjatë shoqërimit, disa prej pjesëmarrësve kundërshtuan me forcë punonjësit e saj.

Në lidhje me këtë ngjarje, 12 shtetas u arrestuan në flagrancë, ndërsa 15 persona të tjerë do të ndiqen penalisht në gjendje të lirë.

Materialet e përgatitura për procedurën i janë dërguar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për vijimin e veprimeve.

Për personat e përfshirë dyshohet se kanë konsumuar veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shtytja e të miturve në krim”.


Shtuar 15.09.2026 11:14

sultanbeyli escortparla iptvcasibomcasibomjojobetjojobetpusulabetpusulabetjojobetjojobetholiganbetjojobetholiganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofaststarzbetjojobetholiganbetJojobetMarsbahisholiganbetjojobetjojobetjojobetbahsegelizmir escortjojobetMarsbahisMarsbahisMarsbahis GirişBahsegelMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomcasibom