Policia e Kosovës dhe SHBA-ja zgjerojnë partneritetin kundër krimit transnacional

Më 11 shtator 2026, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, priti në një takim njohës këshilltarin e ri dhe ekspertin për çështjet e krimit transnacional të Departamentit të Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë – Programit Ndërkombëtar të Asistencës për Trajnim në Hetimin Penal (DOJ-ICITAP). Në këtë takim, Hoxha shoqërohej nga zyrtarë të menaxhmentit të lartë të Policisë së Kosovës.

Të lidhura

None found

Bisedimet u përqendruan te prioritetet kryesore të institucionit dhe te mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit transnacional, bëri të ditur Policia e Kosovës.

Hoxha deklaroi se Policia e Kosovës mbetet plotësisht e gatshme të vijojë bashkëpunimin e afërt me Ambasadën e SHBA-së, DOJ-ICITAP-in dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë.

Sipas tij, kjo mbështetje e përbashkët ka rëndësi thelbësore për rritjen e kapaciteteve të Policisë së Kosovës për t’u përballur me organizatat kriminale transnacionale.

Gjatë takimit, drejtori i Përgjithshëm shprehu mirënjohjen e institucionit për ndihmën afatgjatë të Shteteve të Bashkuara, veçanërisht atë të dhënë përmes programit DOJ-ICITAP.

Takimi u mbajt në një datë simbolike për partnerët amerikanë. Me këtë rast, Hoxha iu bashkua atyre në përkujtimin e viktimave të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001.

Policia e Kosovës bëri të ditur se Hoxha vlerësoi ndikimin e këtyre ngjarjeve në zbatimin e ligjit dhe në veprimtarinë policore në mbarë botën. Ai theksoi se ato kanë nxitur qasje të reja për parandalimin dhe reagimin ndaj terrorizmit, si dhe përgatitjen e institucioneve për përballimin e kërcënimeve të reja të sigurisë.

Në mbyllje të takimit, palët u zotuan të konsolidojnë partneritetin afatgjatë mes Policisë së Kosovës, Ambasadës së SHBA-së, INL-it dhe ICITAP-it, duke vazhduar përpjekjet e përbashkëta kundër krimit transnacional.


Shtuar më 14.09.2026 18:23

bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişconicoskahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş