Pas mbylljes së javës së dytë të Kategorisë së Parë, trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përcaktuar formacionin më të dalluar të kësaj jave, të ndërtuar sipas skemës 1-4-2-3-1.
Të lidhura
None found
Në portë është përzgjedhur Mustafe Abdullahu, gardiani i Besës. Katërshja e mbrojtjes përbëhet nga Nikolin Duka i Korabit, Adolf Selmani i Ilirisë, Abudali Nuredeen i Besës dhe Denis Pjeshka i Flamurtarit.
Para repartit të prapavijës janë vendosur Petro Marku i Bylisit dhe Okoli i Pogradecit, duke formuar dyshen e mesfushës së tërhequr.
Në treshen pas sulmuesit bëjnë pjesë Hoti i Burrelit, Latif i Ilirisë dhe Taulant Marku i Korabit. Në krye të repartit ofensiv është Manfredas Ruzgis i Besës.
Gugash Magani është zgjedhur trajneri më i mirë i javës.
