Florent Muslija mohon bojkotin: Të luaj për Kosovën është krenaria ime më e madhe

Florent Muslija ka hedhur poshtë zërat se mund t’i bashkohej një bojkoti të Kombëtares së Kosovës, pas vendimit të kapitenit Amir Rrahmani për të mos luajtur më me “Dardanët”.

Të lidhura

None found

Rrahmani kishte bërë të ditur disa ditë më parë se po tërhiqej nga përfaqësuesja, duke shprehur pakënaqësi ndaj drejtuesve të Federatës së Futbollit të Kosovës. Pas këtij njoftimi, u raportua se edhe futbollistë të tjerë, me Edon Zhegrovën në krye, mund të merrnin një vendim të ngjashëm.

Ndër emrat që u përmendën në këto raportime ishin edhe Arijanet Muric, Vedat Muriqi, Milot Rashica dhe Florent Muslija.

Mesfushori i Freiburgut, aktualisht jashtë fushave për shkak të një lëndimi, i ka mohuar në mënyrë kategorike këto pretendime. Ai ka sqaruar se, po të ishte në gjendje të mirë fizike, do t’i përgjigjej me kënaqësi ftesës së Kosovës për ndeshjet e shtatorit.

“Faleminderit që më kontaktuat. Më vjen keq që emri im është përfolur për bojkot ose diçka të tillë. Unë jam i lënduar, fatkeqësisht, por sikur të isha shëndoshë e mirë, si gjithmonë me kënaqësi do të vija të luaja për vendin tim. Këto janë shpifje”, ka deklaruar Muslija për “Gazetën Olle”.

Futbollisti 28-vjeçar ka nënvizuar se për të nuk ekziston asnjë pasiguri sa i përket përfaqësimit të Kosovës. Sipas tij, fanella e “Dardanëve” ka një rëndësi të veçantë dhe përbën krenarinë më të madhe personale.

“Unë vij të luaj për vendin tim, për Kosovën, nuk vij të luaj për asnjë person tjetër. Të vesh fanellën e Kombëtares është krenaria ime më e madhe”, ka thënë ai.

Muslija u ka bërë gjithashtu apel të gjithëve për bashkim përpara sfidave të rëndësishme të Kosovës. Ai ka kërkuar që emri i tij të mos përfshihet në lajme që mund të nxisin përçarje brenda përfaqësueses.

“Shpresoj që emri im të mos përdoret kurrë për lajme të tilla përçarëse. Kosova ka nevojë të jetë e bashkuar, se na presin ndeshje shumë të rëndësishme”, ka përfunduar Muslija.


Shtuar 14.09.2026 16:13

sultanbeyli escortiptvstarzbetjojobetcasibomcasibomjojobetjojobetHoliganbetHoliganbetCratosroyalbetPusulabetHoliganbetHoliganbetJojobetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofaststarzbetjojobetJojobetJojobetMarsbahisholiganbetjojobetjojobetjojobetbahsegelizmir escortjojobetMarsbahisMarsbahisMarsbahis GirişBahsegelMarsbahisCasino welcome bonus