Arijanet Muric konfirmohet në portë për Kombëtaren e Kosovës në sfidat e Ligës së Kombeve

Portieri i skuadrës Sassuolo, Arijanet Muric, i ka dhënë përgjigje pozitive ftesës së Kombëtares së Kosovës për katër ndeshjet e ardhshme në Ligën e Kombeve, duke hedhur poshtë raportimet e fundit mediatike.

Të lidhura

None found

Gjatë këtij edicioni, Kosova do të zhvillojë katër përballje, përfshirë dy takime me Austrinë, një me Irlandën dhe një tjetër me Izraelin. Lajmi për tërheqjen e Amir Rrahmanit nga përfaqësuesja tërhoqi vëmendjen më të madhe, pasi kapiteni shprehu publikisht pakënaqësitë e tij ndaj udhëheqjes së Federatës së Futbollit të Kosovës.

Të dielën u përhapën zëra se gjashtë lojtarë të tjerë, nën udhëheqjen e Edon Zhegrovës, do të ndiqnin shembullin e Rrahmanit, dhe në atë listë përfshihej edhe Muric bashkë me emra si Vedat Muriqi, Milot Rashica dhe Florent Muslija.

Megjithatë, Samir Muric, babai i portierit, në një prononcim për Telegrafin i cilësoi këto raportime si të pavërteta dhe shtoi se djali i tij është i kënaqur me Kombëtaren. “Jo, ai është i lumtur dhe unë gjithashtu. Ne i njohim mirë ata njerëz,” deklaroi shkurt ai kur u pyet nëse ylli i Sassuolos e kishte refuzuar ftesën.

Në këtë mënyrë, Muric do të jetë gardiani i portës për “Dardanët” në ndeshjet e Ligës së Kombeve, ku objektivi minimal mbetet vendi i dytë në grup, pozicion që do të siguronte një vend në vazon e dytë për shortin e kualifikimeve të “Euro 2028”, i cili hidhet në muajin dhjetor.

Performancë e shkëlqyer me Sassuolon

Që nga fillimi i sezonit, Muric ka qenë titullar i padiskutueshëm për Sassuolon dhe ka ofruar paraqitje të nivelit të lartë në çdo takim.

Deri tani, ai ka regjistruar pesë paraqitje (katër në Serie A dhe një në Kupën e Italisë) dhe ka marrë vlerësime shumë të mira. Në fitoren 3-0 ndaj Cesenës në kupë, ai ishte më i vlerësuari, ndërsa ishte faktori kryesor që skuadra e tij mori tri pikët kundër Juventusit, edhe pse pësoi dy gola nga bashkëkombësi Edon Zhegrova. Platforma “SofaScore” e vlerësoi atë me notën 8.1 për atë sfidë.

Në përballjet e tjera kundër Bolognës dhe Torinos, Muric u vlerësua me notat 7.2 dhe 7.7, duke bërë që vlerësimi i tij më i ulët të ishte 6.8 në humbjen 2-1 përballë Atalantës.

Prania e tij është jetike për trajnerin Franco Foda, veçanërisht duke marrë parasysh që portieri i dytë Amir Shaipi ende nuk ka debutuar me ekipin e tij të ri, Castellon në La Liga 2, duke qëndruar në stol në të gjashta ndeshjet.

Ndryshime të pakta në listën e Kosovës

Në listën e Franco Fodës për këto katër përballje nuk priten ndryshime thelbësore, ndryshe nga çfarë u raportua më parë.

Një mungesë e rëndësishme mund të jetë ajo e Edon Zhegrovës, i cili raportohet se nuk është ftuar nga Foda për arsye disiplinore, ndërkohë që Florent Muslija mungon për shkak të një dëmtimi të rëndë (ka pësuar këputje të ligamentit dhe rikthimi i tij pritet në mars).

Gjithashtu, mbetet e paqartë nëse Valon Berisha do të marrë ftesë, ndërsa ka mundësi të mëdha që mesfushori i Kosovës U21, Faton Ademi, të ftohet për herë të parë.

Foda ka dërguar ftesë zyrtare edhe për Erblin Osmanin e Bayern Munichut, i cili ende nuk ka marrë vendim për të ardhmen e tij ndërkombëtare, por shanset për të parë Arijon Ibrahimovicin si një fytyrë të re mbeten shumë të ulëta.

Rrugëtimi i Kosovës në Ligën B të Ligës së Kombeve nis më 24 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” kundër Irlandës dhe tri ditë më vonë skuadra udhëton për t’u përballur me favoritin e grupit, Austrinë. Më pas, “Dardanët” do të luajnë me Izraelin në një fushë neutrale në Hungari dhe do ta mbyllin kompeticionin në Prishtinë si nikoqirë ndaj Austrisë. Vlen të kujtojmë se vendi i parë në grup, përveç ngjitjes në Ligën A, siguron edhe një biletë për në play-off-in gjysmefinal të “Euro 2028”.


sultanbeyli escortiptvstarzbetjojobetultrabetjojobetjojobetcasibomHoliganbetHoliganbetCratosroyalbetPusulabetHoliganbetHoliganbetJojobetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofaststarzbetjojobetJojobetJojobetMarsbahisholiganbetjojobetjojobetjojobetbahsegelizmir escortjojobetMarsbahisMarsbahisMarsbahis GirişBahsegelMarsbahisCasino welcome bonus