Abelardo kritikon deklaratat e Mbappes dhe Yamalit për Topin e Artë: “Messi nuk ka folur kurrë kështu

Abelardo Fernandez, ish-futbollist dhe ish-trajner i Barcelonës, ka reaguar ashpër ndaj Kylian Mbappes dhe Lamine Yamalit për pretendimet e tyre se e meritojnë ta fitojnë Topin e Artë.

Të lidhura

None found

Ai veçoi veçanërisht deklaratën e Yamalit, duke thënë se 19-vjeçari nuk duhej ta kishte bërë publike bindjen e tij për çmimin prestigjioz.

“Nuk më pëlqeu ajo që tha Lamine Yamal, njësoj siç nuk më pëlqeu intervista e Kylian Mbappes një ditë më parë”, deklaroi Abelardo.

Yamal i kishte shprehur këto qëndrime gjatë një interviste në emisionin “Universo Valdano”, ku deklaroi se beson të jetë njëri prej dy futbollistëve më të mirë në botë dhe se trofetë e fituar këtë sezon e bëjnë atë të denjë për Topin e Artë.

“Sinqerisht, mendoj se jemi dy lojtarët më të mirë në botë dhe, duke parë atë që kam fituar këtë vit, besoj se do ta meritoja unë”, ishte shprehur ylli i Barcelonës.

Abelardo, megjithatë, nuk u pajtua me këtë mënyrë të të shprehurit dhe e kundërshtoi hapur.

“Mund ta mendosh një gjë të tillë, por nuk është e nevojshme ta thuash. Nuk më duket e drejtë, sepse të vendos në një pozicion të keq dhe nuk përcjell asgjë pozitive”, tha ai.

Sipas ish-lojtarit të Barcelonës, Yamal mund të shprehej më me kujdes duke thënë se është mes kandidatëve, pa pretenduar drejtpërdrejt se çmimi i takon atij.

“Mund të mendosh se je ndër favoritët dhe të thuash: ‘Mund të jem njëri prej tyre, por nuk e di kurrë se kujt do t’ia japin këto çmime…’”, shtoi Abelardo.

Për të ilustruar qëndrimin e tij, ai solli në vëmendje shembullin e Lionel Messit, të cilin e konsideroi “Zotin e futbollit”.

“Nuk e kam dëgjuar kurrë Messin, edhe pse ka qenë Zoti i futbollit, të thotë diçka të tillë”, u shpreh Abelardo.

Reagimi i tij vjen në një periudhë kur gara për Topin e Artë është kthyer në një nga temat kryesore të futbollit, ndërsa Lamine Yamal dhe Kylian Mbappe janë ndër emrat më të përfolur për fitimin e këtij çmimi.


sultanbeyli escortiptvstarzbetjojobetultrabetjojobetjojobetcasibomHoliganbetHoliganbetCratosroyalbetPusulabetHoliganbetHoliganbetJojobetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofaststarzbetjojobetJojobetJojobetMarsbahisegebetjojobetjojobetjojobetbahsegelizmir escortjojobetMarsbahisMarsbahisMarsbahis GirişBahsegelMarsbahisCasino welcome bonus