Forumi Rinor i BDI-së zhvilloi sot një protestë para Ministrisë së Drejtësisë në RMV.
Të lidhura
None found
Protestuesit kërkuan dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, pas deklaratës së tij të djeshme lidhur me procesin gjyqësor ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë.
Gjatë tubimit, anëtarët e Forumit Rinor mbanin pankarta me mbishkrimin “dorëheqje”, si dhe fotografi të krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Një ditë më parë, ministri Jeton Shasivari deklaroi se vendimi i Gjykatës Speciale duhet respektuar, pavarësisht nga përmbajtja e tij.
Ai theksoi gjithashtu se Kosova duhet ta përballojë me qetësi vendimin dhe gjyqësorin, ndërsa kërkoi mbrojtjen e integritetit të institucioneve.
