Prokuroria Themelore Publike e Kumanovës ka nisur hetimet ndaj një banori 39-vjeçar të fshatit Çerkez, i cili dyshohet për veprën penale të rrezikimit të sigurisë.
Të lidhura
None found
Sipas njoftimit zyrtar të Prokurorisë Publike, personi në fjalë ka dërguar mesazhe fyese dhe kërcënuese në llogaritë e rrjeteve sociale drejtuar Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut.
Prokurori publik ka vlerësuar disa elementë kyç që rëndojnë pozitën e të dyshuarit, përfshirë rrethanat e kryerjes së krimit dhe mundësinë e arratisjes. Një faktor shtesë që ka ndikuar në vendim është edhe e kaluara e tij kriminale, pasi ai figuron si i përfshirë në vepra të tjera të dhunshme, si dhuna, fajdeja, si dhe një sërë kundërvajtjesh për cenim të rendit dhe qetësisë publike. Për këto arsye, organi i akuzës i ka paraqitur gjyqtarit të procedurës paraprake një kërkesë për caktimin e masës së sigurisë në formën e paraburgimit.
