VIDEO/ Shpërthen zemërimi në Turqi: Sivasspor pretendon padrejtësi në fushë, mes rasteve edhe goli i anuluar i Manajt

Sivasspor ka dalë nga përballja me Muglaspor me ndjesinë se është dëmtuar, pasi sfida e javës së shtatë të Ligës së Parë Turke përfundoi në barazim 1-1.

Klubi turk ka reaguar ashpër përmes rrjeteve sociale, duke publikuar disa episode të ndeshjes që, sipas tij, krijuan polemika të forta. Sivasspor kërkon drejtësi dhe jo privilegje, duke kundërshtuar vendimet e marra gjatë takimit.

Të lidhura

None found

Një nga rastet kryesore lidhet me golin e Rey Manajt, i cili u anulua pasi arbitri vlerësoi se sulmuesi kishte kryer faul në sulm pas një kontakti në zonë.

Klubi pretendon gjithashtu se një ndërhyrje ndaj një lojtari të Sivasspor nuk u ndëshkua, pavarësisht se pamjet tregojnë qartë vendosjen e gjurit mbi shpinën e tij.

Një tjetër episod i evidentuar nga kamerat e stadiumit është kapja prej fanellës e futbollistit të Sivasspor nga një lojtar i Muglaspor. Tërheqja nuk u konsiderua e mjaftueshme nga arbitri për të ndërhyrë, edhe pse pretendimet e klubit vendas ishin të hapura.

Rasti i fundit ka të bëjë me një prekje të topit me dorë, ku protagonist ishte sulmuesi i Shqipërisë, Manaj. Futbollistët e Sivasspor kërkuan 11-metërsh, por edhe ky vendim nuk u dha nga arbitri.


Shtuar më 13.09.2026 21:55

En İyi ve Güvenilir Lisanslı Bahis SiteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetkumar siteleritürkiye nin en iyi yasal bahis sitesijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel girişbahis güvenilir bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş