Daniel Maldini aksidentohet në Milano, pak orë pas golit vendimtar kundër Atalantës

Vetëm pak orë pasi shënoi golin e fitores së Cagliarit ndaj Atalantës në Serie A, Daniel Maldini u përfshi në një aksident automobilistik në Milano.

Të lidhura

None found

Përplasja mes dy automjeteve ndodhi rreth orës 05:15 të mëngjesit në Via Caracciolo, në zonën veriore të qytetit.

Në aksident u përfshinë gjashtë persona dhe të gjithë pësuan lëndime të lehta. Mes tyre ishte edhe Maldini, i cili pritet të mbushë 25 vjeç muajin e ardhshëm.

Lojtari i Cagliarit e kishte kaluar mbrëmjen në Milano, pasi më herët kishte luajtur në Bergamo kundër Atalantës.

Maldini ishte protagonisti i takimit, pasi realizoi nga pika e bardhë golin që vulosi triumfin 2-1 të Cagliarit.

Pas ngjarjes, në vendin e aksidentit mbërritën tre ambulanca dhe një automjet mjekësor. Një person mori ndihmën e parë aty, ndërsa pesë të tjerët, mes të cilëve edhe Maldini, u transportuan në spital për kontrolle të mëtejshme.

Futbollisti u dërgua në Spitalin Fatebenefratelli në Milano, ku kreu ekzaminimet e nevojshme mjekësore.

Të dhënat paraprake tregojnë se gjendja e tij nuk paraqet shqetësim dhe se lëndimet e pësuara janë të lehta.

Policia lokale, ndërkohë, ka hapur një hetim për të sqaruar dinamikën e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkaqet e përplasjes.


Shtuar më 13.09.2026 12:01

bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişconicoskahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş