Rama reagon sërish për ngërçin me pagat e gjyqtarëve: Do nxirrni dhëmbët për shumëfishuar rrogat, kërcënoni ministrin e Financave dhe drejtorët e Thesareve

Kryeministri i vendit Edi Rama, ka reaguar sërish ndaj përplasjes së krijuar lidhur me pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke kritikuar mënyrën se si është kërkuar zbatimi i vendimit për pagat.

Rama tha se konflikti nisi pas një vendimi të marrë “në mes të verës”, përmes të cilit u kërkua që thesari i shtetit të ekzekutonte pagesat pa miratim nga Parlamenti.

Të lidhura

None found

Gjithashtu, kryeministri argumentoi se përpara përshkallëzimit të një konflikti duhet të ketë komunikim dhe dialog.

“Si mundet që gjëja e parë që bënë u kuturisën të marrin një vendim në mes të verës dhe të nxjerrin një urdhër që është zanafilla e këtij konflikti absurd, një urdhër që pagat janë këto dhe thesari i shtetit të hapë derën që këta të marrin pagat. Le të themi se kanë të drejtë, për mua nuk kanë të drejtë, por le të themi. Kështu kërkohet e drejta me dhunë dhe arbitraritet në mënyrë të njëanshme pa ezauruar asnjë nga hapat e tjerë, po ku jemi ne këtu? Ca jemi? Ca është Shqipëria, ca janë këto pushtete? Janë republikat e ndara të një federata që vjen nga luftërat etnike dhe fetare, si nuk hidhet hapi i parë, kërkohet një kontakt, ulen njerëzit”, tha kryeministri.

Ai kritikoi edhe padine ndaj ministrit të Financave, duke theksuar se mosmarrëveshjet mes institucioneve duhet të trajtohen në mënyrë të civilizuar.

“Po pse ca jeni, partia e çekiçëve, për ca i keni ato çekiçë për të dalë dhe për të kërcënuar autoritetet kushtetuese dhe politike të Shqipërisë, për të kërcënuar ministrin e Financave, drejtorët e thesareve, pse ca janë ata, roje magazinash pa zot? Si është e mundur, nuk ka një moment marrje fryme dhe marrje me arsye të hapave. Ne mund të mos jemi dakord asnjëherë, por kemi detyrimin qe mosdakordësin ta trajtojmë në mënyrë të civilizuar. Boll është trajtuar mosdakordësia në mënyrë të paqytetëruar mes partive politike. U shtua edhe një parti politike që do nxjerrë dhëmbët dhe do skërmitet nëpër mediat e Shqipërisë për të marrë lekë, për ti shumëfishuar pagat e vetë krahasimisht me të gjithë të tjerat dhe për ti çuar në diferencë me vendet e rajonit dhe për të shkuar në nivelet e BE, kështu tak tak. Hajde se ka para Thesari të marrim ne paratë tona. Po ku jemi ne këtu, si u bëka kjo punë?!”, tha Rama.

Ne fund kryeministri deklaroi se; “Besoj se ky është një rast për të nxjerrë disa mësime. Ne do ta respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe do bëjmë sipas nesh rruga për tiu përgjigjur edhe kësaj kërkese. Por kërcënime dhe peng marrje të pushteteve të tjera të pavarura, siç janë ekzekutivi dhe legjislativi askush nuk duhet të bëjë”.


Shtuar 13.09.2026 11:50

sultanbeyli escortiptvstarzbetjojobetultrabetjojobetjojobetcasibomJojobetJojobetPusulabetSüperbetinvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofaststarzbetjojobetHoliganbetJojobetJojobetvaycasinojojobetjojobetjojobetbahsegelizmir escortjojobetMarsbahissekabetMarsbahisMarsbahis Girişjojobetjojobet girişsekabetBahsegelbahsegelCasibomMarsbahis