Gjini: Vetëvendosje po synon zgjedhjet e reja më 27 dhjetor

Pak para rifillimit të seancës konstituive, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini, deklaroi se Vetëvendosje po e synon 27 dhjetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Të lidhura

None found

Sipas Gjinit, çështja e nënkryetarëve të Kuvendit nuk ka qenë problem për VV-në, qoftë kur bëhej fjalë për Vlora Çitakun, Kujtim Shalën apo përfaqësuesit e komunitetit serb.

“Ju kemi thënë, po e ndjekin datën 27 dhjetor. Prej sot, 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit, plus deri në 45 ditë zgjedhjet. Tash e ka 27 dhjetorin që e ka kërkuar”, ka shkruar Gjini.

Kreu i AAK-së e akuzoi Vetëvendosjen se synimi i saj ka qenë arritja e afatit të sotëm.

“Nuk kanë pasur problem as me Vlora Çitakun, as me Kujtim Shalën, as me ‘popullin serb’. Problemi ka qenë me e mbërri datën e sotme. Afatin”, ka deklaruar Gjini.

Gjini shtoi se qytetarët tashmë, sipas tij, e kanë kuptuar se Vetëvendosje është “mashtruese dhe manipuluese”. Ai theksoi se AAK-ja nuk ka frikë nga zgjedhjet.

“Nëse doni, shkojmë në zgjedhje! Mos u frikësoni prej zgjedhjeve!”, përfundoi Gjini.


Shtuar më 13.09.2026 10:51

bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişconicoskahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş