Zgjedhjet në Suedi, garë e ngushtë: E djathta ekstreme pranë hyrjes në qeveri

Suedezët votojnë të dielën në zgjedhjet e përgjithshme, në një përballje tejet të ngushtë që mund t’i hapë për herë të parë rrugën hyrjes së ekstremit të djathtë në qeveri, nëse partitë e këtij krahu arrijnë shumicën.

Të lidhura

None found

Sipas sondazhit të Dagens Nyheter/Ipsos, diferenca mes dy kampeve është vetëm 0.3 pikë. Aleanca e qendrës së majtë parashikohet të marrë 175 mandate, ndërsa blloku i djathtë mund të sigurojë 174 vende në parlament.

Social-demokratja Magdalena Andersson konsiderohet favoritja për t’u rikthyer në detyrën e kryeministres, por epërsia e saj është ngushtuar ndjeshëm gjatë ditëve të fundit.

Rruga drejt normalizimit të bashkëpunimit me të djathtën ekstreme nisi në vitin 2022, kur kryeministri aktual Ulf Kristersson dhe partia e tij, të Moderuarit, bashkëpunuan me Demokratët e Suedisë, SD.

Që atëherë, SD ka fituar ndikim të konsiderueshëm, veçanërisht në politikat që lidhen me emigracionin dhe kriminalitetin. Kristersson premton tani se do t’u ofrojë edhe poste ministrore nëse krahu i djathtë fiton përsëri.

Ekspertët e të drejtave civile shprehen se përfshirja e SD-së në qeveri mund të dëmtojë edhe më shumë imazhin tradicional të Suedisë si një prej mbrojtëseve kryesore të të drejtave të njeriut.

Qeveria ka ndërmarrë tashmë masa më të ashpra, mes tyre deportime të shumta, uljen e moshës së përgjegjësisë penale dhe forcimin e politikave ndaj emigracionit.

Ndër kërkesat e SD-së janë reduktimi i mëtejshëm i imigracionit, anulimi i lejeve të përhershme të qëndrimit dhe masa më të rrepta ndaj personave me prejardhje të huaj. Slogani i partisë është: “Ta bëjmë Suedinë sërish Suedi.”


Shtuar 12.09.2026 15:25

sultanbeyli escortiptvonwinjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomSuperbetinPusulabetPusulabetJojobetCratosroyalbetCratosroyalbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetcasinofastonwinjojobetHoliganbetJojobetMarsbahismarsbahisjojobetjojobetjojobetbahsegelcasibomizmir escortjojobetMarsbahiscasibomcasibom girişsekabetzbahisMarsbahisMarsbahis Girişjojobetjojobet girişsekabetBahsegelbahsegel