Kosova përkujton viktimat e 11 Shtatorit, godina e Qeverisë vishet me ngjyrat e flamurit amerikan

Godina e Qeverisë së Republikës së Kosovës është ndriçuar sonte me flamurin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në përkujtim të viktimave të sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001.

Të lidhura

None found

Në fasadën e ndërtesës është vendosur gjithashtu shkrimi “We Will Never Forget 9/11”, si mesazh nderimi për njerëzit që humbën jetën në atë tragjedi.

Image

Përmes këtij veprimi, institucionet e Kosovës kanë përcjellë solidaritetin dhe respektin e tyre për viktimat e sulmeve, të cilat përkujtohen çdo vit në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën.

Më 11 shtator 2001, Shtetet e Bashkuara u përballën me një seri sulmesh terroriste të koordinuara, të cilat ndryshuan përgjithmonë historinë moderne. Terroristët e Al-Kaedës rrëmbyen katër avionë pasagjerësh; dy prej tyre u përplasën me Kullat Binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork, ndërsa një tjetër goditi Pentagonin.

Avioni i katërt, United Airlines Flight 93, u rrëzua në Pensilvani pasi pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit u përpoqën të merrnin sërish kontrollin e tij. Sulmet shkaktuan vdekjen e rreth 3,000 njerëzve dhe plagosjen e mijëra të tjerëve. 11 Shtatori u bë një pikë kthese për sigurinë ndërkombëtare dhe politikën e jashtme amerikane, duke u pasuar nga lufta në Afganistan dhe një fushatë globale kundër terrorizmit.


Shtuar më 11.09.2026 22:00

En İyi ve Güvenilir Lisanslı Bahis SiteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetkumar siteleritürkiye nin en iyi yasal bahis sitesijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel girişbahis güvenilir bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş