Filipçe: Qeveria shpenzon për luks, ndërsa punëtorët përpiqen të jetojnë me 26,000 denarë

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, deklaroi në konferencën e sotme për shtyp se, ndërsa punëtorët në Maqedoni duhet të mbijetojnë me një pagë minimale prej vetëm 26,000 denarësh, Mickoski po përdor paratë publike për shpenzime luksi. Sipas tij, në një periudhë kur çmimet e ushqimeve dhe karburanteve janë në rritje, qeveria duhet të mbështesë punëtorët dhe familjet, jo të financojë luksin.

Të lidhura

None found

Filipçe bëri të ditur se ka dorëzuar ligjin për një pagë minimale prej 600 eurosh. Me këtë rast, ai tha se qeveria duhet të reduktojë shpenzimet luksoze dhe fondet e kursyera t’i përdorë për rritjen e pagës minimale.

“Në Buxhet ka zëra që përcaktojnë qartë shpenzime për luks, mobilje, automjete, udhëtime dhe për anëtarët e qeverisë. Le t’i shkurtojnë këto shpenzime, sepse aty gjenden paratë për rritjen e pagës minimale”, u shpreh Filipçe.

Ai akuzoi qeverinë se, në vend që të kufizojë shpenzimet e luksit, po përdor paratë e qytetarëve dhe po përpiqet ta mbajë të fshehur këtë realitet.

“Në një kohë kur qeveria i lejon vetes luksin dhe shpenzon para publike në mënyrë të pakontrolluar e jotransparente, siç ndodhi edhe me këtë koncert, për të cilin ai pretendoi se ishin shpenzuar 0 denarë, dokumentet që morëm të nesërmen treguan të kundërtën. Të gjithë qytetarët panë se kryeministri po gënjente dhe se po përdorte paratë e tyre për festa e festime luksoze, ndërsa disa qytetarë nuk arrijnë ta mbyllin muajin”, tha Filipçe.

Sipas tij, dallimi është i dukshëm: fondet ekzistojnë për luksin e qeverisë, por jo në masën e nevojshme për t’u mundësuar punëtorëve dhe qytetarëve një jetë dinjitoze.

“Në kushtet kur shporta minimale sindikale është afër 70,000 denarëve, ndërsa me qiranë e një apartamenti ose me këstin e kredisë për të njëjtin apartament shuma shkon në 90 dhe madje mbi 90,000 denarë, paga minimale mbulon praktikisht vetëm 37 ose 31% të shpenzimeve të përgjithshme. Bëhet fjalë për 37% kur nuk llogaritet qiraja apo kredia e apartamentit dhe për 31% të kostove totale kur familja paguan qira ose shlyen kredi për banesën”, theksoi Filipçe.


sultanbeyli escortiptvonwinjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomPusulabetJojobetJojobetCratosroyalbetCratosroyalbetSüperbetinHoliganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetonwinjojobetHoliganbetJojobetMarsbahispusulabetjojobetjojobetjojobetbahsegelcasibomizmir escortjojobetMarsbahiscasibomcasibom girişsekabetzbahisMarsbahisMarsbahis Giriş