Kamila Dunda, 16-vjeçarja nga Elbasani që ka lexuar rreth 600 libra

Ndërsa telefonat dhe rrjetet sociale zënë një pjesë të madhe të jetës së adoleshentëve, Kamila Dunda nga Elbasani ka zgjedhur t’i kushtojë kohën e saj leximit. 16-vjeçarja tregon se deri tani ka përfunduar rreth 600 libra, një pasion që nisi që në fëmijërinë e hershme, kur nëna i lexonte poezi para se ajo të mësonte të lexonte vetë.

“E kam filluar rrugëtimin tim me librat kur unë nuk dija akoma të lexoja. Mami më lexonte vjersha dhe mendoj që kur kam qenë bebe ka nisur ajo lidhja e fortë me librin”, u shpreh ajo.

Të lidhura

None found

Për Kamilën, librat nuk janë thjesht faqe të shkruara, por mundësi për të përjetuar histori, botë dhe përvoja të ndryshme. Ajo thotë se përmes rrëfimeve të autorëve ka njohur shumë eksperienca që, në moshën 16-vjeçare, nuk do t’i kishte përjetuar në jetën reale.

“Unë nuk do të kisha parë kaq shumë eksperienca sa kam parë nga historitë që kanë shkruar njerëz të tjerë”.

Leximi ka ndikuar edhe në zhvillimin e saj personal dhe akademik. Sipas 16-vjeçares, librat i kanë pasuruar fjalorin, i kanë forcuar mendimin kritik dhe e kanë ndihmuar të shprehet më lirshëm, çka është reflektuar edhe në rezultatet e saj si nxënëse ekselente.

“Libri ka një vend shumë të veçantë në zemrën time pasi unë mendoj që përveç faktit që më është zhvilluar imagjinata, më ka ndikuar edhe tek fakti që jam bërë një nxënëse më e mirë pasi më ka zhvilluar fjalorin, më ka zhvilluar aftësitë e mendimit kritik, dhe kam aftësi të shprehem më lirshëm dhe nuk kam nevojë që të ngec apo të bëj pauza në mes të fjalive”, shtoi ajo.

Të mbledhësh 600 libra në format fizik nuk është e lehtë, veçanërisht për shkak të kostos financiare. Për këtë arsye, Kamila ka zgjedhur që pjesën më të madhe të tyre ta lexojë në format elektronik, duke i shkarkuar online në telefon.

“Është e vështirë në aspektin financiar të sigurosh 600 libra fizikisht. Unë i shkarkoj online dhe i lexoj në telefon”.

Ajo pranon se, si çdo adoleshente tjetër, kalon edhe kohë në rrjetet sociale. Megjithatë, pasioni për librin e rikthen vazhdimisht te leximi. Kamila beson se teknologjia nuk duhet parë si kundërshtare e librit, pasi mund të përdoret si një mjet për zhvillim personal.

“Nuk dua të them që jam perfekte. Edhe unë humbas kohë në rrjete sociale. Por kur ke një pasion, shkon automatikisht drejt tij. Teknologjinë mund ta shfrytëzojmë për diçka që na zhvillon”.


Shtuar 11.09.2026 15:12

sultanbeyli escortiptvonwinjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomPusulabetJojobetJojobetCratosroyalbetCratosroyalbetSüperbetinHoliganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetonwinjojobetHoliganbetJojobetMarsbahispusulabetjojobetjojobetjojobetbahsegelcasibomizmir escortjojobetMarsbahiscasibomcasibom girişsekabetzbahisMarsbahisMarsbahis Giriş