Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, pak para vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit.
Të lidhura
None found
Përmes një deklarate, Musliu theksoi se PDK-ja nuk do të lejojë që t’i përcaktohet se cilën zyrtare duhet ta propozojë për postin e nënkryetares së Kuvendit.
“Albin Kurti s’ka (…) të na diktojë se kë propozon PDK-ja për nënkryetare të Kuvendit. PDK-ja nuk do të shndërrohet kurrë në patericë politike, as për Albinin, as për askënd”, shkroi ajo.
Vazhdimi i seancës pritet të zhvillohet me zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit në rend dite, ndërsa Vlora Çitaku është emri i propozuar nga PDK-ja.
