Me rastin e 25-vjetorit të sulmeve terroriste të 11 shtatorit, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka kujtuar viktimat dhe ka vlerësuar partneritetin ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Të lidhura
None found
Ai theksoi se Kosova do të vazhdojë të jetë në krah të SHBA-së, si në çastet e gëzimit, ashtu edhe në periudhat e dhimbjes dhe kur kërkohet respekt.
Hamza për 11 Shtatorin: Kosova do të jetë gjithmonë pranë SHBA-së
“Jemi këtu në nderim të viktimave të 11 shtatorit, në respekt që kanë humbur jetën në këto ngjarje, respekt e vlerësim për partneritetin me SHBA. Jemi mirënjohës dhe shumë falënderues dhe gjithmonë do të jemi bashkë me ta edhe në gëzime, e në raste kur ka dhimbje dhe nevojë për respekt”, tha Hamza.
