U rrëmbye në mes të qytetit 8 vite më parë, Gjykata e Vlorës shpall të zhdukur Elvis Troqen

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, ka shpallur zyrtarisht të zhdukur Elvis Troqen, tetë vjet pasi 24-vjeçari humbi gjurmët në qytetin e Vlorës.

Vendimi është marrë më 15 qershor 2026 dhe është botuar sot në Fletoren Zyrtare. Përmes vendimit nr. 281 (61-2025-2587), gjykata përcaktoi gjithashtu nënën e të riut, Marsela Troqe, si kujdestare për administrimin e pasurive të tij të luajtshme dhe të paluajtshme.

Të lidhura

None found

Në vendimin e shkurtuar thuhet se Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, vendosi shpalljen të zhdukur të shtetasit Elvis Troqe dhe caktimin e Marsela Troqes, si kujdestare për administrimin e pasurive të tij.

Elvis Troqe u zhduk më 17 korrik 2018, pasi kishte dalë nga banesa për t’u takuar me një mik. Më pas, ai u pa duke hipur në një automjet në qytetin e Vlorës dhe që prej asaj mbrëmjeje nuk u kthye më në shtëpi. Fati i tij vijon të jetë i paqartë.

Çfarë ndodhi mbrëmjen e 17 korrikut 2018

Në ditën kur humbi kontaktet, Troqe ishte 24 vjeç. Data përkonte me ditëlindjen e nënës së tij dhe familja kishte planifikuar të darkonte së bashku. Sipas të dhënave të bëra publike për çështjen, i riu kishte menduar t’i prezantonte nënës edhe të dashurën e tij.

Rreth orës 18:00, ai shkoi në barin “Havana”, ku u takua me një mik. Pasi konsumoi një kafe dhe një ujë, u largua nga tavolina duke i thënë mikut se do të takonte për pak minuta një person tjetër dhe do të rikthehej. Megjithatë, ai nuk u shfaq më.

Sipas hetimeve, në rrugën kryesore ndodhej një automjet “Mercedes-Benz” me ngjyrë gri. Troqe është parë teksa përshëndeste drejtuesin dhe më pas hipte në makinë, ku dyshohej se ndodheshin edhe dy persona të tjerë.

Automjeti është ndjekur fillimisht në drejtim të Lungomares, më pas ka kaluar pranë zonës së njohur si “Kryqëzimi i shtatë pallateve” dhe është drejtuar nga hoteli “Rexhina”. Gjurmët e tij janë humbur më pas pranë kompleksit Oslo.

Kur orët kaluan dhe djali nuk u kthye, babai i tij, Krenar Troqe, filloi ta kërkonte nëpër qytet. Më vonë, ai njoftoi Policinë dhe denoncoi zhdukjen.

Autoritetet nisën hetimet, ndërsa dyshimet u përqendruan te mundësia e rrëmbimit të 24-vjeçarit. Në atë kohë, Prokuroria e Vlorës bëri të ditur se verifikimet kishin evidentuar elemente të veprës penale të “rrëmbimit të personit”.

Gjatë hetimit u arrestua Besart Zharra, i cili u identifikua si pronari i automjetit ku Troqe ishte parë për herë të fundit. Sipas materialeve hetimore të publikuara atëherë, Zharra deklaroi se makina ishte në përdorimin e tij dhe se nuk e njihte Troqen.

Hetuesit zhvilluan veprime edhe në banesën e Inez Hajrullës, i cili u mor në pyetje për ngjarjen. Prokuroria e Vlorës deklaroi se çështja vijonte të ishte nën sekret hetimor, ndërsa detaje të tjera të hetimit nuk u bënë publike.


sultanbeyli escortiptvonwinjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomPusulabetJojobetJojobetCratosroyalbetCratosroyalbetSüperbetinHoliganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetonwinjojobetHoliganbetJojobetMarsbahispusulabetjojobetjojobetjojobetbahsegelcasibomizmir escortjojobetMarsbahiscasibomcasibom girişsekabetzbahis