Skënderbeu pret sot Tiranën në orën 18:30, në sfidën e javës së 4-t të Abissnet Superiore. Skuadra e drejtuar nga Julian Ahmataj nuk e ka provuar ende fitoren në këtë sezon të ri të kampionatit dhe ndodhet në vendin e fundit të renditjes.
Të lidhura
None found
Ndryshe nga përballjet me Vllazninë, Dinamon dhe Egnatian, këtë herë korçarët konsiderohen favoritë “në letër” kundër Tiranës, me koeficientin 2.40.
Një fitore e mundshme e bardhebluve në duelin e sotëm kuotohet me 2.60, ndërsa barazimi me 3.20. Megjithëse këto parashikime mbeten vetëm “në letër”, ato i japin shpresë Skënderbeut se mund të sigurojë 3 pikët në fushën e vet.
