Klafuriç kërkon fitoren ndaj Skënderbeut: Tirana synon Europën dhe vazhdimësinë pas suksesit me Vorën

Tirana do të udhëtojë drejt Korçës për t’u përballur me Skënderbeun në javën e katërt të “Abissnet Superiore”. Takimi do të luhet ditën e nesërme, duke nisur në orën 18:30. Në prag të kësaj sfide, trajneri i bardhebluve, Dean Klafuriç, foli për përgatitjet e skuadrës.

Të lidhura

None found

Tekniku kroat theksoi se koha në dispozicion mes ndeshjes me Vorën dhe asaj me Skënderbeun ka qenë e kufizuar, ndaj puna është përqendruar te rikuperimi fizik dhe aspekti taktik. Klafuriç u shpreh se ekipi është përgatitur mirë, ndodhet në gjendje të kënaqshme dhe se ai ka besim te futbollistët e tij.

Sipas trajnerit, Tirana synon të konfirmojë fitoren e marrë ndaj Vorës dhe të vijojë serinë e rezultateve pozitive, duke ruajtur ritmin e fitoreve.

I pyetur për deklaratën e Ahmatajt, Klafuriç tha se Tirana shkon në çdo ndeshje me synimin për të fituar. Ai nënvizoi respektin për trajnerin kundërshtar, Skënderbeun dhe tifozët e tij, por shtoi se skuadra e tij do të kërkojë triumfin në Korçë.

Për merkaton, trajneri deklaroi se është i kënaqur dhe se beson te grupi që ka në dispozicion te Tirana.

Klafuriç bëri të qartë se objektivi kryesor i bardhebluve është kualifikimi në Europë. Ai pranoi se ky mision nuk është i lehtë, duke pasur parasysh situatën e dy sezoneve të fundit, por insistoi se Tirana do të luftojë për të arritur rezultatet më të mira dhe, të paktën, për të siguruar pjesëmarrjen në Europë.


Shtuar më 10.09.2026 18:38

En İyi ve Güvenilir Lisanslı Bahis SiteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetkumar siteleritürkiye nin en iyi yasal bahis sitesijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş