Thibaut Courtois ka zgjedhur të qëndrojë për një periudhë të gjatë jashtë futbollit ndërkombëtar, ndaj portieri i Real Madridit nuk do të jetë në dispozicion të Belgjikës në ndeshjet e Ligës së Kombeve.
Të lidhura
None found
Marca raporton se pas këtij vendimi qëndron kryesisht nevoja për të menaxhuar ngarkesën fizike.
Portieri 34-vjeçar synon të parandalojë problemet me lëndimet dhe të ruajë formën optimale, në mënyrë që vëmendjen ta përqendrojë te detyrimet me Real Madridin.
Roli i Courtois në ekipin madrilen është bërë gjithnjë e më i rëndësishëm, prandaj ai nuk dëshiron ta vërë në rrezik gjendjen e tij fizike.
Duke pasur përpara një tjetër sezon me kalendar të ngjeshur, belgu kërkon të paraqitet në nivelin më të mirë të mundshëm për “Los Blancos”.
Në të njëjtën kohë, Real Madridi pritet të hapë bisedimet me portierin për zgjatjen e marrëveshjes së tij.
Kontrata që Courtois ka aktualisht me klubin spanjoll përfundon në mbyllje të këtij sezoni.
