MPB: 12 shoferë u ndaluan brenda 24 orëve për drejtim pa leje dhe në gjendje të dehur

Gjatë 24 orëve të fundit, në lokacione të ndryshme, policia ka privuar nga liria 12 drejtues automjetesh, të dyshuar për veprën penale “drejtim i pakujdesshëm”, e parashikuar në nenin 297-a të Kodit Penal, njoftoi MPB Maqedoni.

Të lidhura

None found

Njëmbëdhjetë prej tyre u kapën duke drejtuar automjetet pa leje drejtimi. Bëhet fjalë për S.I. (24), F.B. (24), B.M. (21), D.S. (20) dhe S.R. (36) nga Shkupi, S.F. (30) nga Zelenikovo, D.U. (34) nga një fshat i komunës së Çashkës, O.F. (41) nga rajoni i Krushevës, si dhe F.V. (24) e D.M. (31) nga Kumanova dhe rajoni i Kumanovës.

Ndërkohë, S.A. (34), nga rajoni i Kërçovës, drejtonte pa leje drejtimi dhe me shpejtësi 100 kilometra në orë, në një segment ku kufiri i lejuar është 40 kilometra në orë.

Policia njoftoi gjithashtu se A.S. (37), nga një fshat në komunën e Ilindenit, u ndalua pasi drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit. Pas përfundimit të dokumentimit të rasteve, ndaj tyre do të bëhen kallëzimet përkatëse penale.

MPB u apeloi të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat dhe dispozitat rrugore. Institucioni theksoi se automjetet nuk duhet të drejtohen pa kaluar provimin e drejtimit, gjatë kohës kur është vendosur ndalim drejtimi apo nën ndikimin e alkoolit, duke bërë thirrje për angazhim të përbashkët në funksion të një trafiku më të sigurt.


Shtuar 10.09.2026 14:27

sultanbeyli escortiptvCratosroyalbetonwinjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomHoliganbetHoliganbetPusulabetCratosroyalbetSuperbetinJojobetJojobetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetonwinjojobetJojobetJojobetMarsbahispadişahbetjojobetjojobetjojobetmarsbahismarsbahis girişbahsegelcasibomtipobetjojobetMarsbahiscasibomcasibom girişsekabetzbahis