Saimir Korreshi përplaset me Manjën te Komisioni i Ligjeve: Plaka ime nuk di të përdorë as telekomandën, e jo më e-Albania

Gjatë shqyrtimit të një projektligji për inteligjencën artificiale në Komisionin e Ligjeve, deputeti demokrat Saimir Korreshi dhe socialisti Ulsi Manja, janë përfshirë në një përplasje të ashpër.

Korreshi ka mbajtur një qëndrim fort kritik, duke vënë në dukje se ndërsa diskutohet për digjitalizimin dhe teknologjinë e avancuar, në terren mungojnë kushtet më elementare.

Të lidhura

None found

Ai përmendi rastin e nënës së vet, e cila ende nuk është në gjendje të përdorë as telekomandën e televizorit, aq më pak të hyjë në platformën e-Albania. “Ajo më thotë ta lë atë kanal dhe të mos e prek”, citoi deputeti.

“Jemi me lecka dhe po aspirojmë notën A”, vijoi ai, duke shtuar se në njësitë administrative, për të mbrojtur kompjuterat nga lagështia, duhet të hapësh çadër.

“Gjendja është katastrofike, të vjen turp të futesh brenda, dhe ju na flisni për inteligjencë artificiale. Aty nuk funksionon asnjë mrekulli”, deklaroi Korreshi.

Manja iu përgjigj se problemet do t’i rregullojnë dhe e pyeti nëse i kishte mbaruar pyetjet. “Besoj se i përfundove, se bëre një diskutim. Ke pyetje të tjera”, – i tha ai.

Korreshi replikoi menjëherë: “Kaq shpejt u lodhe”?- teksa Manja mohoi duke u shprehur: “Jo, nuk u lodha.”

Më tej, deputeti i opozitës shtjelloi kritikat, duke treguar se kur një deputet hyn në zyrë, as edhe një kompjuter nuk ndizet. Ai theksoi gjithashtu se sistemi i email-eve të tyre është ndryshuar 17 herë, duke e bërë të pamundur përdorimin. “Unë nuk di ta përdor. Përgjegjësia i takon shtetit”, përfundoi Korreshi.


Shtuar 10.09.2026 14:04

sultanbeyli escortiptvCratosroyalbetonwinjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomHoliganbetHoliganbetPusulabetCratosroyalbetSuperbetinJojobetJojobetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetonwinjojobetJojobetJojobetMarsbahispusulabetjojobetjojobetjojobetmarsbahismarsbahis girişbahsegelcasibomtipobetjojobetMarsbahiscasibomcasibom girişsekabetzbahis