Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini, zhvilloi një takim me ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Arne Bjørnstad.
Të lidhura
None found
Në bisedën mes tyre u trajtuan zhvillimet e fundit politike dhe gjendja e sigurisë në Kosovë e në rajon, bëri të ditur Gjini.
Ai shprehu mirënjohje ndaj Bjørnstad për përkrahjen e pandërprerë që Norvegjia i ka dhënë Kosovës nëpërmjet projekteve të ndryshme, si dhe për mbështetjen në proceset integruese.
Gjini deklaroi se ka besim që qytetarët e Kosovës do të arrijnë të gjejnë rrugën drejt rikthimit të demokracisë, zhvillimit dhe prosperitetit.
