Carrick beson te Unitedi: Manchesteri mund të shkojë larg në Ligën e Kampionëve

Michael Carrick vlerëson se Manchester Unitedi ka cilësitë e duhura për të zhvilluar një garë të fortë në Ligën e Kampionëve, ndërsa refuzon të vendosë një tavan për ambiciet e skuadrës në këtë kompeticion.

Të lidhura

None found

Skuadra angleze e mbylli sezonin e kaluar në vendin e tretë të Ligës Premier, duke siguruar rikthimin në Ligën e Kampionëve për herë të parë që nga sezoni 2023/24.

Megjithatë, paraqitjet e fundit të “Djajve të Kuq” në këtë turne nuk kanë qenë bindëse. Në pjesëmarrjen e fundit ata u eliminuan në fazën e grupeve, ndërsa në nëntë takimet e fundit në Ligën e Kampionëve kanë regjistruar vetëm një fitore, tri barazime dhe pesë humbje.

Unitedi do ta hapë këtë edicion kundër Sabahut, debutues në këtë garë. Kjo do të jetë edhe hera e parë që klubi anglez përballet me një ekip nga Azerbajxhani në kompeticionet evropiane.

Carrick theksoi se skuadra nuk duhet ta masë suksesin vetëm përmes arritjes në një fazë të caktuar të turneut.

“Nuk duhet të nisemi nga ideja se arritja në një raund të caktuar përbën sukses, ndërsa mosarritja atje nënkupton të kundërtën. Si grup duhet ta pranojmë këtë sfidë të re, të japim maksimumin dhe ta çojmë veten sa më larg që kemi mundësi”.

“Kam besim se mund të bëjmë gjëra shumë të mira dhe të avancojmë në këtë garë. Më pas, kur të mbërrijmë në atë pikë, askush nuk e di se çfarë mund të ndodhë”.

“Nuk po e përjashtoj asnjë mundësi, por duhet të përqendrohemi te çdo hap dhe të mos nxitojmë. Për disa lojtarë kjo është një përvojë e re, ndërsa edhe për grupin në tërësi është një eksperiencë disi e re në këtë moment”.

“Pjesa më e madhe e lojtarëve tanë e njeh futbollin evropian, pasi ka luajtur në kompeticione të ndryshme. Kjo përvojë do të jetë me ne dhe kemi një skuadër mjaftueshëm të fortë për të konkurruar”.

Për Carrickun, rikthimi i Manchester Unitedit në elitën evropiane është një rast i rëndësishëm për klubin.

“Liga e Kampionëve është një kompeticion magjik dhe vendi ku të gjithë duam të jemi. Kur qëndron jashtë saj, e kupton edhe më shumë vlerën që ka, ndërsa kur je pjesë e saj, dëshiron ta shfrytëzosh në mënyrën më të mirë të mundshme”.

“Jemi të kënaqur që ndodhemi këtu, por synimi ynë nuk është thjesht ta përjetojmë këtë moment. Kemi ardhur për të kryer detyrën tonë dhe për të shkuar sa më larg që mundemi”.

“Për ne ka shumë rëndësi të jemi në Ligën e Kampionëve. Kjo është mundësia për ta testuar veten përballë elitës dhe më të mirëve. Për një kohë shumë të gjatë, ky klub ka qenë mësuar të konkurrojë me më të mirët dhe të synojë të jetë më i miri”.

“Kemi munguar për disa vite, por tashmë jemi kthyer. Kjo ka një domethënie të madhe. Ky është kompeticioni ku duam të marrim pjesë çdo sezon dhe ku duhet të presim të jemi, pa u nxituar”.

“Tani duhet të fokusohemi te ajo që na pret, te kapitulli i ardhshëm, faza tjetër dhe zhvillimi i radhës i ekipit e skuadrës. Ky është padyshim vendi ku duam të jemi dhe tani gjithçka varet nga ne për të siguruar qëndrimin këtu”./


sultanbeyli escortiptvJojobetMarsbahissahabetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomHoliganbetJojobetPusulabetJojobetPusulabetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahisnesinecasinojojobetjojobetjojobetBahsegelsekabetcasibomcasibom girişmarsbahismarsbahis girişbahsegelcasibomizmir escortjojobetJojobet Giriş