Viking FK, klubi norvegjez i Ligës së Kampionëve që drejtohet nga dy trajnerë kryesorë

Viking FK paraqet një rast të pazakontë në futbollin norvegjez, pasi skuadra drejtohet nga dy trajnerë kryesorë: Morten Jensen dhe Bjarte Aarsheim. Të dy kanë kompetenca të barabarta dhe emrat e tyre figurojnë së bashku në raportet zyrtare të ndeshjeve.

Të lidhura

None found

Rruga e klubit drejt kësaj strukture nisi pas një periudhe të vështirë. Në vitin 2017, Viking e mbylli kampionatin norvegjez në vendin e fundit dhe ra në divizionin e dytë, një ngjarje që nuk ishte përsëritur prej 30 vitesh.

Situata u rëndua edhe më tej për shkak të vështirësive financiare. Investitorët vendas u siguruan në momentin e fundit, por kjo e detyroi klubin të rishikonte planin e tij. Në vend të një skuadre të pasur, të mbështetur te lojtarët e huaj, Viking zgjodhi të ndërtonte një projekt që do t’i kushtohej zhvillimit të futbollistëve të akademisë.

Për të rimëkëmbur ekipin u afrua legjenda e klubit, Bjarne Berntsen. Ai kishte shërbyer te Viking si trajner dhe drejtor sportiv që nga vitet 1990, ndërsa Jensen dhe Aarsheim ishin pjesë e stafit të tij teknik.

Berntsen e riktheu Vikingun menjëherë në divizionin e parë dhe, në vitin 2019, e udhëhoqi drejt triumfit në Kupën e Norvegjisë. Megjithatë, një vit më vonë ai u shkarkua, pasi drejtuesit vendosën të provonin një qasje të re. Me mungesën e një kandidati të qartë për zëvendësimin e tij, klubi iu drejtua dy asistentëve të Berntsen.

Jensen dhe Aarsheim po mendonin prej kohësh të bashkëpunonin. Për të diskutuar idetë e tyre mbi futbollin dhe të ardhmen e Vikingut, ata kaluan edhe dy ditë në një shtëpi fshati.

Pas këtij diskutimi, të dy arritën në përfundimin se kishin të njëjtën qasje dhe pranuan ta drejtonin ekipin së bashku. Drejtori ekzekutiv i Vikingut, Erik Bjorne, ka treguar: “Ata thjesht erdhën së bashku në intervistë. Ishte ideja e tyre”.

Ky organizim rezultoi i suksesshëm. Me përjashtim të vendit të 11-të në vitin 2022, Vikingu ishte vazhdimisht pjesë e garës për titull nën drejtimin e dy trajnerëve. Vitin e kaluar, klubi u shpall kampion për herë të parë pas 34 vitesh.

Si ndahet puna mes dy trajnerëve?

Sipas sulmuesit Veton Berisha, i cili foli për këtë çështje pesë vjet më parë, dy trajnerët kanë ndarë përgjegjësitë në fusha të ndryshme. Jensen kujdeset për aspektin ofensiv të lojës, ndërsa Aarsheim është përgjegjës për organizimin mbrojtës. Megjithatë, vendimet kryesore synojnë t’i marrin në mënyrë të përbashkët.

“Sigurisht, ne diskutojmë rreth stilit të lojës dhe përzgjedhjes së skuadrës. Por, kjo nuk bëhet kurrë debat. Nëse dëshiron të arrish diçka në futboll, duhet të dëgjosh njerëz që lëvizin në të njëjtin drejtim me ty dhe ndajnë të njëjtën uri për sukses”, pranoi Aarsheim.

Erik Bjorne e vlerëson si të goditur vendimin për të përdorur këtë model. “Gjithmonë bëj shaka se nuk do t’ia rekomandoja këtë model stërvitjeje askujt, por në të njëjtën kohë doli të ishte opsioni perfekt për ne. Ata kanë karaktere të ndryshme, por të njëjtin vizion për futbollin. Kjo është arsyeja pse plotësojnë kaq mirë njëri-tjetrin”, deklaroi drejtori ekzekutiv.


sultanbeyli escortiptvJojobetMarsbahissahabetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomHoliganbetJojobetPusulabetJojobetPusulabetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahisbetixirjojobetjojobetjojobetBahsegelJojobet Girişsekabetcasibomcasibom girişmarsbahismarsbahis girişbahsegelcasibomizmir escortjojobet