Kanë kaluar pesë vite nga zjarri që përfshiu Spitalin Modular në Tetovë, një tragjedi ku humbën jetën 14 persona, ndërsa dhjetëra të tjerë u lënduan.
Të lidhura
None found
Mes viktimave ishin 12 pacientë të shtruar për trajtim nga Covid-19, si dhe dy të afërm të tyre.
Pas një procesi të gjatë gjyqësor, Florian Besimi dhe Artan Etemi, drejtorët e spitalit të Tetovës, u dënuan me nga tre vite burg për vepra të rënda kundër sigurisë publike. Ndërkohë, Spitali Klinik, si person juridik, u gjobit me një milion e treqind mijë euro.
Në gusht të këtij viti, Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PPO GOKK) përfundoi hetimin lidhur me procedurën e prokurimit publik për ndërtimin e 19 spitaleve modulare në Maqedoni. Sipas vlerësimit të prokurorisë, nuk u gjetën baza për dyshime për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar apo për ndonjë vepër tjetër penale që ndiqet sipas detyrës zyrtare.
