Debat i ashpër në Konferencën e Kryetarëve për pagat e gjyqtarëve, opozita akuzon mazhorancën për shkelje të Kushtetutës

Çështja e pagave në sistemin e drejtësisë, ka përplasur përfaqësuesit e opozitës dhe të mazhorancës gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka kritikuar Kuvendin për moszbatimin e një vendimi të Gjykatës Kushtetuese.

Të lidhura

None found

Në krahun tjetër, kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, ka deklaruar se vendimi është respektuar dhe se kompetenca për përcaktimin e pagave i takon Parlamentit.

Sipas burimeve për gazetaren e Top Channel, Elda Menga, Bardhi i është drejtuar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshit, duke e akuzuar se nuk po respekton Kushtetutën.

“Sot gjykatat janë në kolaps pikërisht sepse ju nuk respektoni Kushtetutën. Ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese për pagat e gjyqtarëve dhe ju nuk merreni me atë çështje. Për ju nuk ka rëndësi Kushtetuta. Ka një vendim të Këshillit të Legjislacionit për të zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por ju nuk veproni. Pasojat janë se gjyqtarët janë pa paga dhe sot gjykatat janë në krizë. Përgjegjës është Kuvendi, i cili nuk respekton vendimet e Gjykatës Kushtetuese”, mësohet të ketë deklaruar Bardhi.

Më tej, kreu i grupit parlamentar të PD-së është shprehur:

“Ju jeni kryetari i Kuvendit, i vetmi në histori që konsideroni më të rëndësishëm zbatimin e një akti qeveritar sesa Kushtetutën. Në hierarkinë e normave ju nuk vendosni Kushtetutën e Shqipërisë, por urdhrat e Këshillit të Ministrave. Na folët këtu se si do të jetë sesioni i ri parlamentar, por ju po e nisni këtë sesion duke shkelur Kushtetutën. E mbyllët sesionin e kaluar duke shkelur Kushtetutën, tani po e nisni me shkelje kushtetuese. Do të duhej që ky Kuvend ta niste sesionin dje. Po ju nuk jeni serioz, nuk e njihni Kushtetutën”.

Taulant Balla ka kundërshtuar akuzat e opozitës, duke mbrojtur veprimet e mazhorancës dhe duke theksuar se janë ndjekur procedurat e parashikuara.

“Ne kemi respektuar plotësisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe kemi ushtruar të drejtën tonë kushtetuese për të propozuar ligjin përkatës. Ky krah i Kuvendit nuk ka vënë asnjëherë në diskutim vendimet e Gjykatës Kushtetuese apo të gjykatave të tjera”, u shpreh Balla.

Sipas tij, vendosja e nivelit të pagave është përgjegjësi e Parlamentit dhe jo e gjykatave.

“Në botën demokratike përcaktimi i pagave është kompetencë e Parlamentit, jo e gjykatave”, deklaroi Balla.

Balla bëri të ditur se Grupi Parlamentar i PS-së e ka dorëzuar brenda afatit projektligjin që synon të adresojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Ai kërkoi që nisma të shqyrtohet me urgjencë në komisione dhe më pas të votohet në seancë plenare.

Debati zhvillohet ndërsa bojkoti lidhur me pagat e gushtit ka prekur administratën dhe sekretarët gjyqësorë, Dhomën Civile dhe Dhomën Penale të Gjykatës së Tiranës, si edhe administratën e Gjykatës së Apelit.


Shtuar më 8.09.2026 12:18

dünyanın en iyi bahis siteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetyasal bahis siteleritürkiye yasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haber