Dembele përzgjedh tre kandidatët kryesorë për Topin e Artë, vetëm njëri luan te PSG-ja

Ousmane Dembele e ka renditur bashkëlojtarin e tij te Paris Saint-Germain, Khvicha Kvaratskhelia, mes tre zgjedhjeve kryesore për Topin e Artë.

Sulmuesi 29-vjeçar u shpall fitues i Topit të Artë 2025, pasi zhvilloi një sezon të jashtëzakonshëm 2024/25 me kampionët evropianë, duke realizuar 35 gola dhe 16 asistime në të gjitha garat.

Të lidhura

None found

Gjatë atij sezoni, Dembele siguroi edhe disa vlerësime individuale, mes tyre çmimet “Lojtari i Sezonit” në Ligue 1 dhe “Lojtari i Sezonit” në Ligën e Kampionëve. Megjithatë, këtë herë ai nuk pritet ta fitojë sërish trofeun.

Para publikimit të listës së të nominuarve, France Football, organizatori i Topit të Artë, i kërkoi Dembeles të përmendte tre futbollistët që ai i konsideron më të mirët.

“Kvara dhe Harry Kane, të cilët patën një sezon shumë, shumë të mirë, dhe mendoj se Kylian Mbappe”, deklaroi fillimisht Dembele.

Në vend që të vinte në pah arritjet personale, francezi zgjodhi të fliste për sukseset e PSG-së. Ai pati gjithashtu fjalë vlerësuese për një tjetër bashkëlojtar të tij në Paris, William Pacho.

“Unë? Oh jo, unë kurrë nuk e përfshij veten në çështje të tilla. Unë nuk votoj fare për veten time. Nëse do të isha unë ai që do të fliste, nuk do të votoja për veten time”.

“Ka edhe shumë lojtarë të tjerë, Michael Olise mund të ishte në listë sepse pati një sezon të mrekullueshëm dhe ishte lojtari më i mirë në ligën gjermane, si dhe Lamine Yamal, Fabian Ruiz dhe Pacho”.

“E harrojmë këtë të fundit, Pacho. Shpresoj të mos e harrojmë këtë vit sepse e meriton”, përfundoi ylli francez.


sultanbeyli escortiptvJojobetMarsbahissahabetjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetHoliganbetJojobetPusulabetJojobetPusulabetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahisjokerbetjojobetjojobetsekabetjojobetBahsegelJojobet Giriş