Odise Roshi bëhet me ekip të ri (FOTO LAJM)

Odise Roshi është prezantuar ditën e sotme me klubin e tij të ri.

Boluspori ka zyrtarizuar  transferimin e anësorit shqiptar, i cili do të luajë për herë të parë në kampionatin turk.

“Raketa” ka gjetur strehë në “folenë” e shqiptarëve, teksa sezonin e ardhshëm do të ket shok skuadre edhe Gentjan Selmanin e Dejvi Bregun.

Klubi turk luan në Ligën e Dytë dhe vitin e ardhshëm ka si objektiv ngjitjen në elitë, gjë për të cilën i beson aftësive të kojtarëve shqiptarë. Roshi ka firmosur një kontratë 1+1 dhe është gati të ndihmojë ekipin me eksperiencën e tij të gjerë në Europë.


Shtuar 9.08.2021 17:26