Land Rover sjell Defender Wolf Series II për misione ushtarake

Defender Wolf Series II është modeli i ri i prezantuar nga Land Rover për përdorim ushtarak, me synimin për të zëvendësuar automjetet e vjetra të flotës së ushtrisë britanike.

Të lidhura

None found

Automjeti pritet të marrë pjesë në garën për kontratën e Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, e cila lidhet me furnizimin me mjete të lehta ushtarake.

Marrëveshja e mundshme mund të përfshijë mbi 9,500 automjete, të ndara në nëntë versione të ndryshme, mes të cilave ambulanca, automjete taktike dhe mjete për transportin e trupave.

Sipas Land Rover, Defender Wolf Series II i është nënshtruar rreth 62,000 provave, të zhvilluara për të verifikuar qëndrueshmërinë dhe performancën e tij në terrene të vështira.

Pajisjet e automjetit përfshijnë një parakolp prej çeliku, mbrojtëse për fenerët, goma të projektuara për terrene të vështira, si edhe “një raft” të vendosur në çati.

Kompania i referohet gjithashtu historikut të Defender në gara dhe në testimet ushtarake, duke e paraqitur këtë përvojë si dëshmi të aftësive të modelit në rrugë të vështira.

Katër versione të Wolf Series II pritet të shfaqen në eventin ushtarak britanik DVD, ku Land Rover do të përpiqet të rrisë shanset për fitimin e kësaj kontrate të rëndësishme. /Telegrafi/


sultanbeyli escortiptvSüperbetinMarsbahisonwinanında indexgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetCratosroyalbetPusulabetCasibomCasibomCasibomHoliganbetHoliganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetonwinjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahispusulabetjojobetCasibomjojobetmarsbahis girişBahsegelsekabetjojobet