Prokuroria e Gjakovës zgjidhi 2 mijë e 328 lëndë gjatë vitit 2025 me vetëm 10 prokurorë

Me një staf prej vetëm 10 prokurorësh, Prokuroria Themelore në Gjakovë arriti të përfundonte gjithsej 2 mijë e 328 lëndë gjatë vitit 2025.

Të lidhura

None found

Kryeprokurori Enis Gashi i paraqiti këto të dhëna të hënën, gjatë raportimit para Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), ku shpalosi edhe rezultatet e secilit departament.

Sipas tij, Departamenti për Krime të Rënda e nisi vitin me 112 raste të bartura. Gjatë vitit 2025, ky departament pranoi 131 raste që përfshinin 225 persona, ndërsa përfundoi 155 raste me 244 persona.

Në sektorin për të mitur ishin bartur 327 lëndë me 589 persona, prej të cilave u zgjidhën 228 lëndë. Ndërkohë, Departamenti i Përgjithshëm kishte 618 lëndë. Në nivel të të gjithë prokurorisë, numri i çështjeve të përfunduara arriti në 2 mijë e 328, me gjithsej 3 mijë e 120 persona.

Gashi tha se mungesa e prokurorëve e kishte detyruar të përfshihej edhe në kujdestaritë e departamenteve për të mitur dhe për krime të rënda. Ai vazhdon të mbajë kujdestari në Departamentin për Krime të Rënda.

Kryeprokurori sqaroi se kujdestaritë i kishte mbajtur vazhdimisht, si gjatë kohës kur ishte ushtrues detyre i kryeprokurorit, ashtu edhe tani. Për shkak të mungesës së stafit, ai kishte shërbyer gjithashtu në Departamentin për të Mitur dhe i kishte proceduar deri në përfundim lëndët që i ishin caktuar.

Kryesuesi i KPK-së, Arian Gashi, theksoi se Prokuroria Themelore në Gjakovë ka numrin më të vogël të prokurorëve në të gjithë sistemin prokurorial.

Ai bëri të ditur se kjo gjendje do të merret parasysh gjatë procesit të rekrutimit të prokurorëve të rinj, me synimin që numri i vogël i prokurorëve në Gjakovë të plotësohet.

Në përfundim të takimit, anëtarët e Këshillit e miratuan raportimin e Enis Gashit.


Shtuar 7.09.2026 14:59

Tags:
sultanbeyli escortiptvSüperbetinMarsbahisonwinanında indexgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabetCratosroyalbetPusulabetCasibomCasibomCasibomHoliganbetHoliganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetonwinjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahisjojobetjojobetCasibomjojobetmarsbahis girişBahsegelsekabetjojobet