Klubi Vllaznia L’Elite ka publikuar së fundmi në platformat sociale një video-mesazh, ku disa futbollistë të Vllaznisë së Shkodrës i dërgojnë urime ekipit shqiptar që do të garojë në kampionatin “Terza Categoria” në zonën e Milanos, Itali.
Në pamjet e shpërndara dallohen qartë edhe dy lojtarët e afërt të trajnerit Edi Martini, Bekim Balaj dhe Erdenis Gurishta, së bashku me Klinti Qaton. Vlen të theksohet se Vllaznia L’Elite përfaqëson një iniciativë të lidhur ngushtë me ekipin shkodran.
Të lidhura
None found
Në krye të këtij projekti qëndron Benard Gjekaj si president. Skuadra e ka selinë në Milano dhe synimi kryesor i saj mbetet avancimi në Serie D.
Bashkëpunimi midis dy Vllaznive synon gjithashtu të hapë një rrugë për promovimin e talentëve shqiptarë drejt një tregu më të gjerë ndërkombëtar.
