Dinamo regjistroi një tjetër fitore në kampionat, duke mundur Elbasanin me rezultatin 2-1 në sfidën e javës së 3-të të “Abissnet Superiore”. Në përfundim të takimit të luajtur në “Elbasan Arena”, për mediat foli Malomo, i cili u shpall “Lojtari i Ndeshjes”.
Të lidhura
None found
I pyetur se si ndihej që mori vlerësimin individual, ndërkohë që golat u realizuan nga shokët e skuadrës, Malomo u shpreh: “Jam shumë i lumtur. Të gjithë dhanë kontributin e tyre në këtë fitore dhe shpresoj që të vazhdojmë në këtë mënyrë”.
Sa i përket mundësisë për të luajtur si qendërmbrojtës, ai theksoi: “Një futbollist duhet të jetë i gatshëm të aktivizohet në çdo pozicion, kudo që trajneri vendos të na përdorë për arsye të ndryshme”, tha Malomo.
