Jose Mourinho duket se po nxjerr më të mirën nga disa lojtarë të Real Madridit, ndërsa Dean Huijsen është ndër futbollistët që po përfitojnë më shumë nga besimi i trajnerit portugez.
Qendërmbrojtësi 21-vjeçar ka fituar një vend të palëkundur në formacionin e “Los Blancos”, pasi ka luajtur çdo minutë në katër javët e para të La Ligës.
Të lidhura
None found
Edhe në humbjen 1-0 ndaj Betisit, Huijsen ishte në nivel të mirë. Paraqitja e tij tregoi edhe një herë peshën që ai ka në organizimin e mbrojtjes dhe në nisjen e aksioneve nga zona e prapavijës.
Real Madrid shpenzoi rreth 63 milionë euro për ta transferuar nga Bournemouth në verën e vitit 2025, ndërsa lojtari nënshkroi një marrëveshje që e lidh me klubin deri në vitin 2030. Pasi në sezonin e parë nuk pati shumë hapësira, mbërritja e Mourinhos duket se i ka ndryshuar ndjeshëm pozitën në ekip.
Mourinho ka njohje të mëparshme me Huijsenin, i cili ishte pjesë e Romës gjatë sezonit 2023/24, në formën e huazimit nga Juventusi. Në vazhdim, mbrojtësi pritet të ketë një rol të rëndësishëm si titullar i Real Madridit edhe në ndeshjet e Ligës së Kampionëve.
