Zhgënjen Tottenham, humbet ndaj Southampton dhe humbet yllin e skuadrës (VIDEO)

Tottenham nuk ka përfituar nga barazimi i Chelsea-t pak orë më parë teksa të besuarit e Jose Mourinho-s janë mposhtur nga Southampton me rezultatin 1-0 në shtëpinë e këtyre të fundit.

Ishte një ndeshje e luftuar, por lodhja e miqve është dukur qartë, sidomos në pjesën e dytë, ndërsa mbrojtja përsëri ka shfaqur probleme.

Tottenham e nisi mirë, por goli i Danny Ings në minutën e 17′ u kra prerë krahët londinezëve të cilët dukeshin tepër nervozë, sidomos në gjysmëfushën kundërshtare.

Nuk kishte përmbysje të bujshme këtë herë, Tottenham u mundua me të gjitha forcat deri në sekondën e fundit, por fati nuk ishte me ta.

Tri pikë të arta për Southampton në luftën për mbijetesë, ndërsa një mundësi e shpërdoruar për Tottenham që mund t’i ishte afruar Chelsea-t.

Një tjetër lajm i keq për Spurs është dëmtimi i Harry Kane, i cili duhet të dilte nga fusha i dëmtuar në mesin e pjesës së dytë.


Shtuar 1.01.2020 17:12