Zaev merr 6 milionë euro ryshfet, Boki 13 ditë më parë e konfirmoi (VIDEO)

Një tjetër bombë e re është publikuar për ish kryeministrin Zoran Zaev e cilësuar kësaj rradhe si ” bomba nukleare.

Në YouTube është shfaqur një regjistrim i ri audio në të cilin dëgjohet zëri i ish-kryeministrit Zoran Zaev.

Regjistrimi u shfaq në kanalin “Zoki Reketuesi”. Nga biseda mund të konkludojmë se Zoran Zaev hyn në skemën reketuese dhe në vend të Vasko Dimishkov, paratë nga rekordi përfundojnë tek ai .

Në një moment, shfaqet Vasko vëllai i Dimishkova. Ai më dha këshilla, çfarë duhet të bëj, ai po kërkon para, kështu që ai do të thotë 6 milion euro, 6 milion euro, unë them që është e vlefshme, unë po hyj në këtë punë, thotë Zaev.

Nga ana tjetër me 18 qershor 2020, Boki 13 i cili u dënua me 9 vite burg për rastin REKET tha se paratë e REKETIT kanë përfunduar tek familja ZAEV.

“Ky është një vendim politik, paratë përfunduan tek Zoran dhe Vice Zaev”, tha Boki 13 pas vendimit nga Gjykata Penale të cilin e shpallën fajtor duke e dënuar me burg prej 9 vitesh për rastin REKET.


Shtuar 12.07.2020 17:14