Ylli i Liverpool shpallet futbollisti afrikan i vitit (VIDEO)

Sadio Mane është shpallur futbollisti më i mirë afrikan për vitin 2019.

Konfederata e Futbollit Afrikan ka shpallur më të mirët në ceremoninë e mbajtur sot në Kairo.

Sulmuesi senegalez i Liverpoolit, që pati një vit të jashtëzakonshëm dhe nga shumë futbollistë dhe ekspertë të futbollit konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë në botë aktualisht ka mposhtur Riyad Mahrezin dhe bashkëlojtarin Mohamed Salah në këtë garë.

Treshja që po garonte për të fituar këtë çmim ishte Sadio Mane, Mohamed Salah e Riyad Mahrez. Për çmimin “Topi i Artë”, Sadio Mane ishte renditur i 4-ti që nga shumë ishte konsideruar si padrejtësi.

Vitin e kaluar senegalezi 27-vjeçar me Liverpoolin fitoi Ligën e Kampionëve, Superkupën e Evropës dhe Kupën e Botës për Klube.


Shtuar 7.01.2020 21:29