Ylli i Bragës shënon golin e vitit nga 30 metra (VIDEO)

Rangers dhe Braga po luajnë në Gllasgow takimin e parë të fazës së 1/16 e kompeticionit Uefa Europa League.

Skuadra e drejtuar nga trajneri i njohur Stiven Gerrard është duke u mundur në këtë pjesë të parë me rezultatin 0-1.

Braga ka kaluar në epërsi me një gol fantastik të shënuar nga Frangserio në minutën e 11-të.

Finalizimi i mesfushorit është vërtetë spektakolar nga një distancë 30 metra.


Shtuar 20.02.2020 21:06