Werderi i Rashicës zhgënjen në shtëpi dhe rrezikon seriozisht rënien në Bundesligën 2 (VIDEO)

Ndonëse gjatë kampionatit të rregullt në mënyrë dramatike ia doli të shmang largimin direkt nga Bundesliga, Werder Bremeni është sërish në rrezik për t’u larguar në drejtim të kategorisë së dytë gjermane.

Skuadra ku luan Milot Rashica nuk ka shfrytëzuar epërsinë e stadiumit vendas, duke barazuar pa gola ndaj Heidenheimit në ndeshjen e parë të plejautit për mbetje në Bundesligë.

Ndeshja Werder – Heidenheim është luajtur të enjten mbrëma.

Ndeshja e kthimit, në të cilën Heidenheimi është vendas, luhet më 6 qershor.

Rashica ka kompletuar ndeshjen, por pa lënë gjurmë, ndonëse ishte aktiv.

”Pa tempo dhe ide. Zero për Werderin kundër Heidenheimit”, ka shkruar “kicker”.

Werderi në xhiron e fundit të Bundesligës doli në vendin e 16-të, që ia siguroi ndeshjet e plejautit. Werderi fitoi thellë e në anën tjetër Fortuna Duesseldorf humbi, që ishte kombinimi i duhur për skuadrën e Rashicës.

Heidenheimi ishte i treti në Bundesliga 2.


Shtuar 2.07.2020 21:28