Version paraprak, ky ishte shkaku i i aksidentit tragjik ku humbi jetën Kobe Bryant (VIDEO)

Aksidenti i ndodhur rreth orës 10:00 të mëngjesit të së dielës ishte fatal për 9 personat të ndodhur në bord ku mes tyre ishte edhe Kobe Bryant me vajzën e tij 103 vjeçare.

Sipas një hetimi paraprak, mësohet se mjegulla e dendur ka qenë shkaktar i aksidentit edhe pse ky version ende nuk është zyrtar.

Policia e Los Anxhelosit bën me dije se kishte lëshuar një urdhër ditën e diel që asnjë helikopter të mos fluturonte për shkak të mjegullës së dendur, duke ulur edhe helikopterët e saj të patrullimit.

Të dhënat nga fluturimi kanë treguar se helikopteri kishte pasur probleme nderkohe qe po fluturonte mbi kopshtin zoologjik të Los Anxhelos duke qëndruar në lartësi të ulët, ndërsa kushtet ishin përkeqësuar dukshëm deri në momentin e rrëzimit.

Helikopteri privat i ish-yllit të basketbollit u përfshi menjëherë nga zjarri porsa u rrëzua në tokë.


Shtuar 27.01.2020 08:18