U ndërpre ndeshja prej dhunës, publikohen pamjet e sherrit në Turbina-Dinamo (VIDEO)

Miqësorja e së shtunës mes Turbinës dhe Dinamos u ndërpre pas vetëm dhjetë minutash lojë për shkak të një sherri masiv mes futbollistëve e stafeve të të dy ekipeve.

Nisi me një debat në lidhje me veshjen e jelekëve nga Dinamo e pas nisjes së ndeshjes pati tension në fushë me ndërhyrje të rrezikshme të lojtarëve të dy skuadrave.

Pas dhjetë minutash një sherr ka nisur mes trajnerit të portierëve të Dinamos, Mario Bytyçi me lojtarin e Turbinës, Koldashi.

Kaq ka mjaftuar për të shkaktuar një sherr masiv dhe tensioni i madh i krijuar ka nxitur organizatorët ta ndërpresin ndeshjen dhe stafet e lojtarët u futen në dhomat e zhveshjes për të mos dalë më në terrenin e blertë.

Ndërkohë, janë pubolikuar edhe pamjet e këtij sherri, i cili siç duket ka nisur në cepin e fushës, ku ka patur shkëmbime të shumta grushtesh mes protagonistëve të dy kampeve.


Shtuar 7.09.2020 16:12