Ka një javë që është lansuar projekti “Aman” nga Dafina Zeqiri, Ledri Vula dhe Lumi B.
Tani këngëtarja ka publikuar një video, duke treguar prapaskenat gjatë xhirimeve të klipit.
“Aman” u prit mjaft mirë nga publiku dhe deri tani numëron afër 4 milionë klikime në platformën Youtube.
Zeqiri ka bërë të ditur se është duke punuar në albumin e saj të ri të titulluar “Dafinë Moj”.
