U klikua me miliona herë, ç’po bën ky baba me vogëlushen e tij? (VIDEO)

Një video që qarkullon në rrjetet sociale u publikua nga Austin Miles Geter nga Dallasi, i cili e postoi atë në Facebook duke treguar metodën e tij për të vënë në gjumë Charlie-in e vogël brenda pak sekondash.

Videoja morri 6 milion shikime.

Ndërsa lëkundet në një karrige me të voglin në krahë, Austin thotë se është ende e parehatshme për ndryshimin e pozicionit. Pastaj ai fillon të masazhojë butësisht vetullat e saj, dhe e vogla bie në gjumë për disa sekonda.

Që kur videoja u shfaq në Facebook më 26 gusht, shumë prindër kanë kërkuar profilin e tij për të zbuluar sekretin.

“Unë e kam provuar në tre djemtë e mi dhe ata janë të gjithë në gjumë,” shkroi një grua.

“E provova këtë tek fëmija më i vogël, asaj gjithashtu i pëlqen të përkëdhelet në hundë”, shtoi një tjetër.

“Sikur të kisha ditur për këtë 17 vjet më parë”, ankohet i treti.

Por një pediatër tha se kjo video ishte tronditëse dhe skandaloze, sepse babai i foshnjës po shtrëngonte qafën e foshnjës me dorën e tij, e cila mund të çonte në mbytje, dhe u kërkoi të gjitha nënave që mos t’i vënë në të vegjlit e tyre në gjumë në këtë mënyrë.


Shtuar 4.09.2020 11:05