Thyhet vazoja e goglave gjatë shortit të Superiores, si “trembet” Ilir Shulku LIVE (VIDEO)

Gjatë hedhjes së shortit për Kategorinë Superiore pati edhe një “incident”. Pasi goglat ishin gati për t’u tërhequr, Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, ngriti vazon për t’ua treguar të pranishmëve.

Në atë moment ndodhi edhe “incidenti”, pasi vazo u thye dhe Shulku u tremb për momentin dhe kontrolloi nëse copat e qelqit i kanë shkaktuar ndonjë të prerë në dorë.

Asnjë dëm i shkaktuar, vazo u zëvendësua dhe më pas u hodh shorti normalisht. Goglat rezervuan takime interesante për javën e parë, pasi do të luhet supersfida Tirana-Kukësi.


Shtuar 28.08.2020 10:50