Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një video-mesazhi i është drejtuar qytetarëve të vendit duke iu shprehur ngushëllime të gjithë familjeve që kanë humbur personat e dashur nga virusi Covid-19.
Ndër të tjerash, ai ka falënderuar edhe Qeverinë e Shqipërisë që kanë krijuar mundësinë e udhëtimit të kosovarëve drejt vendeve bregdetare në Shqipëri.
Në fund, Thaçi ka folur edhe për zhvillimet rreth Gjykatës Speciale, duke thënë se të gjitha fjalët e thëna për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, mund të pastrohen vetëm përmes drejtësisë.
“Politika të mos përzihet në drejtësi, e as drejtësia në politikë. Kjo është arsyeja që kam mbështetur çdo tribunal ndërkombëtar të krijuar deri më tani”, ka thënë presidenti.