TËRMETI/ 14 numri i viktimave në Turqi, ende njerëz nën rrënoja (VIDEO)

Një tërmet me magnitudë 6.8 ka tronditur sot Turqinë, duke lënë të vdekur së paku 14 persona dhe 300 të plagosur.

Pamje dramatike vijnë nga shteti turk, aty ku u ndje edhe lëkundja e fuqishme. Siç shihet nga videot ekipet e shpëtimit po punojnë për të nxjerrë njerëz të gjallë nga rrënojat.

Ndërkaq në disa pamje, tërmeti lëkund orenditë shtëpiake, lëviz sendet nëpër lokale, kurse njerëzit dalin jashtë.

Mediat vendase dhe ata të huaja kanë transmetuar pamje nga operacionet e shpejta të kërkim-shpëtimeve në qytetin Elazig të Turqisë.


Shtuar 24.01.2020 21:35